Mbi 40 gradë në Berat dhe Elbasan, sinoptikanët: Vala e të nxehtit vijon

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Temperatura përvëluese po ndjehen më shumë se kurrë në Shqipëri. Për këtë të shtunë, Berati dhe Elbasani kanë shënuar temperaturat më ekstreme. Sipas të dhënave të Meteoalb, piku u arrit në Berat me 40.4 gradë Celsius dhe në Elbasan me 40.2 gradë Celsius.

Moti i nxehtë që ka mbërthyer territorin prej të martës e pati pikun ditën e premte. Në Kuçovë u regjistrua edhe temperatura më e lartë me 41.4 gradë Celsius, pasuar nga Berati dhe Elbasani.

Edhe dita e dielë parashikohet të jetë me mot të nxehtë, ku maksimalja do jetë rreth 40 gradë Celsius. Sipas meteorologëve, nga e hëna e ardhshme për 5 ditë më radhë, na presin ditë edhe më të nxehta.

Kulmi i nxehtësisë pritet të shënojë rreth 42 gradë Celsius të enjten dhe të premten e ardhshme. Kjo valë aspak e zakonshme ka përfshirë thuajse gjithë shtetet e Europës Jugore.

Share This Article