Mbi 400 milionë të infektuar me Covid-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se 400 milionë persona janë infektuar me COVID-19 në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 5,761,208, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga koronavirusi, me 77,025,027 raste dhe 908,262 viktima.

Vendi përbën më shumë se 19% të rasteve dhe më shumë se 15% të viktimave në të gjithë botën.

India është vendi i dytë me numrin më të lartë të rasteve në botë (42,339,611), e ndjekur nga Brazili (26,776,620).

Franca, Britania, Rusia dhe Turqia kanë konfirmuar më shumë se 12 milionë raste.

Numri i rasteve në mbarë botën tejkaloi 100 milionë më 26 janar 2021, duke shënuar 200 milionë më 4 gusht të të njëjtit vit dhe e shkoi në 300 milionë më 6 janar 2022.

Share This Article