Mbi 413.000 qytetarë kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit nga Trusti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Afati për aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit është deri më 6 prill të këtij viti.

Zëdhënësi në Trustin e Kursimeve Pensionale, Jeton Demi, ka deklaruar se aplikimet për tërheqje janë duke vazhduar. Ai ka njoftuar se deri tani, rreth 413.000 kontributdhënës kanë tërhequr 10%, ndërsa shifrat totale të tërheqjes deri tani janë mbi 191.000.000 euro

“Mbi 10.000 qytetarë kanë fituar 10 euro nga Trusti, 58.000 nga 50 euro dhe 122 mijë me nga 100 euro”, ka njoftuar Demi në emisionin SOT.

Ai ka deklaruar se në bazë të llogaritjeve, gjatë ditës janë duke aplikuar qindra qytetarë.

Share This Article