Mbi 414 zjarre aktive në Kanada, tymi mbulon SHBA-në! Anulohen dhjetra fluturime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zjarret masive në Kanada kanë përhapur një re tymi të dendur në pjesën më të madhe të SHBA duke shkaktuar probleme të shumta. Më shumë se 55 milionë njerëz në SHBA janë në alarm për cilësinë e ajrit, pasi tymi ka mbuluar qytetet e mëdha, mes të cilave edhe Uashington DC,  Michigan, Illinois, Nju Jork, Boston, Filadelfia dhe Baltimor.

Zyrtarët në Filadelfia u kërkuan banorëve të qëndrojnë brenda dhe të shmangin aktivitetet e vështira jashtë. Shkollat publike në Nju Jork dhe Uashington DC anuluan aktivitetet në natyrë për shkak të ndotjes së ajrit.

Për shkak të tymit të dendur dhe mungesës së shikueshmërisë linjat ajrore në SHBA kanë anuluar 74 fluturime dhe kanë vonuar 1257 të tjera.

Më shumë se 9 milionë hektarë janë djegur nga zjarret në Kanada, rreth 15 herë më shumë se viti i kaluar. Në total janë ende aktive 414 zjarre në Kanada, 239 prej të cilave konsiderohen jashtë kontrollit.

20,183 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë në Kanada, ndërsa infrastruktura kritike, si rrugët, telekomunikacioni dhe linjat e tensionit të lartë janë jashtë përdorimit.

Share This Article