ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 9 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 9 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 10 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 10 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 10 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Mbi 46 mijë mërgimtarë kanë ardhur brenda pak ditësh në Kosovë

albnews by albnews
22 December, 2020
in Kosova
0
Mbi 46 mijë mërgimtarë kanë ardhur brenda pak ditësh në Kosovë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kosova është mbushur më mërgimtarë javët e fundit. Pavarësisht situatës me pandeminë, ata kanë zgjedhur që festat e fundvitit t’i kalojnë bashkë me familjarët në vendlindje. Për numrin e mërgimtarëve që kanë hyrë në Kosovë gjatë vikendit dhe të hënës, për Express janë deklaruar nga Policia e Kosovës dhe Aeroporti i Prishtinës.

Pandemia COVID-19 duket se s’ua ka lënë “shenjë” mërgimtarëve. Rruga e gjatë dhe rreziku nga infektimi nuk i ka penguar ata që t’ia mësyjnë vendlindjes për fundvit.

RelatedPosts

Osmani vizitë zyrtare në Vatikan, takon Papa Leon XIV, kërkon njohjen e Kosovës

Sot në Shkup protestohet për krerët e UÇK

Bizneset e Kosovës po vijnë drejt Shqipërisë

Një numër shumë i madh i tyre tashmë kanë arritur në Kosovë.

Në Policinë e Kosovës i kanë thënë Gazetës Express se vetëm gjatë këtij vikendi (të dielën), përmes kufijve tokësor, kanë hyrë mbi 30 mijë persona.

Mërgimtarë të shumtë kanë ardhur edhe përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësi i aeroportit, Bujar Gashi i ka thënë Gazetës Express se që nga e shtuna e deri të hënën, përmes aeroportit kanë hyrë 16 mijë e 379 pasagjerë.

Gashi ka dhënë detaje edhe për shtetet prej të cilave ka pasur më shumë udhëtarë.

“Numri më i madh i udhëtarëve që fluturojnë per dhe nga aeroporti e Prishtinës mbetet Zvicra, me qytetet e saj si Bazeli, Cyrihu dhe Genava, më pas vjen Gjermania, me qytete si Dyseldorf, Shtugarti, Mynihu dhe Berlini  e kështu me radhë”, ka thënë Gashi.

Gjendja aktuale nëpër pikat kufitare

Bazuar në të dhënat e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, mërgimtarët që po kalojnë përmes Merdares dhe Dheut të Bardhë po përballen me pritje gjatë hyrjes në vend,

Në Merdare po iu bie të presin nga 5-10 minuta për të hyrë në vend, derisa te Dheu i Bardhë deri në 20 minuta.

Ndërkohë, pritjet për të dal nga Kosova janë nga tre deri në pesë minuta.

Rregullat që duhet të respektojnë mërgimtarët gjatë hyrjes në Kosovë

Shkaku i situatës me pandeminë, Qeveria e Kosovës ka vendosur disa kushte për mërgimtarët dhe shtetasit e huaj gjatë hyrjes në Kosovë.

Ata që jetojnë në shtetet me rrezikshmëri të lartë të infektimit, duhet të posedojnë një test PCR-Negativ jo më të vjetër se 72 orë.

Por, kush duhet të posedojë saktësisht një test të tillë?

-Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit.

Përjashtim nga pika 1 më lartë bëjnë:

-Nëse qytetari i huaj hynë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohet nga Kosova brenda 3 ore përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajnë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda 3 ore;

-Qytetarët e huaj që punojnë si transportuesi profesionistë (vozitësit), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga Covid-19;

-Qytetarët e huaj që kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda 5 orësh;

-Diplomatët e huaj të akredituar në Kosovë si dhe familjarët e tyre;

-Të gjithë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër), gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetim për test RT-PCR negativ të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë, në të kundërtën duhet të vetë-izolohen për 7 ditë.

-Përjashtim nga pika 3 më lartë bëjnë qytetarët e Kosovës (përfshirë edhe ata me vendbanim në një shtet tjetër) që kanë dalë jashtë Kosovës në 24 orët e fundit.

-Komunave iu kërkohet që të ofrojnë ekipet teknike mjekësore të QKMF-ve (Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare), që me mbështetjen e Policisë së Kosovës, të bëjnë kontrollin e udhëtarëve që hyjnë në pikat kufitare: Merdar, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe ANP “Adem Jashari”, përfshirë para se gjithash matjen e temperaturës.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 137 raste pozitive me COVID-19 dhe 10 raste të vdekjes.

Me këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 49 mijë e 306, me gjithsej 1 mijë e 272 raste të vdekjes.

“Numri total i rasteve pozitive është 49.306 raste nga 173.986 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.272 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 382 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 37.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.879”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHP-së.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result