Mbi 46 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Asian flu ncov coronavirus over Earth background and its blurry hologram. Concept of cure search and spreading disease. 3d rendering toned image. Elements of this image furnished by NASA

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 46 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Gjithsej 46 000 951 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me 9 318 653 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India (8 137 119), Brazili (5 519 528), Rusia (1 618 116), Franca (1 331 984), Spanja (1 264 517), Argjentina (1 157 179), Kolumbia (1 063 151), Britania (989 745), Meksika (918 811) dhe Peruja (900 180).

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani kanë humbur jetën mbi 1,19 milionë persona, kurse mbi 33,2 milionë janë shëruar.

Share This Article