Mbi 50 shqiptarë kanë humbur jetën deri më tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada shqiptare në SHBA me anë të një statusi të bërë në rrjetet sociale.
Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber, shkruan se shqiptarët janë jo vetëm nga Republika e Shqipërisë, por edhe nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, shkruan TCH.
“Ndërmjet tyre, Agron Vraja (51), anëtari i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe Doktor Raif Krasniqi (77) kanë humbur jetën teksa ishin vizitorë në Nju Jork tek familjarët e tyre. Përveçse u larguan nga kjo jetë dhe askush nga të afërmit nuk mundi t’i qëndronte afër në momentet e vështira të sëmundjes, për shumë arsye, ata nuk mund të varroseshin në Nju Jork. Bashkë me to, edhe dy qytetarë shqiptaro-amerikanë, Ponari (47) dhe Vuktilaj (53) kishin lënë amanet – trupat e tyre duhet të ktheheshin në Shqipëri”, shkruan ambasadorja.
Ambasadorja thotë se ambasada e Shqipërisë në SHBA bëri të pamundurën për t’i kryer amanetin shqiptarëve, dhe ditën e djeshme trupat e të katërve kanë mbërritur dhe janë varrosur në tokën shqiptare.
Postimi i plotë:
FOTO GALERI1/8