Mbi 500 mijë shtëpi pa energji elektrike në Poloni, shkak stuhia “Eunice”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

`524 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa 2.600 ndërtesa janë dëmtuar në Poloni për shkak të stuhisë “Eunice.

Në qendrën e thirrjeve emergjente në vend ka pasur denoncime të shumta dhe strukturat e zjarrfikëses kanë ndërhyrë në 23.500 raste.

67 udhëtime ndërqytetase janë anuluar për shkak të stuhisë.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, për shkak të stuhisë “Eunice” e cila ka vendosur nën ndikimin e saj shumë vende të Evropës ka paralajmëruar që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi.

Stuhia më 17 shkurt shkaktoi vdekjen e tre personave dhe plagosjen e katër të tjerëve në Poloni.

Share This Article