Mbi 58 milionë persona të infektuar me Covid-19 në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

58 milionë e 587 mijë e 582 persona, rezultojnë të infektuar me virusin Covid-19 në botë.

Sipas faqes botërore të statistikave worldometers.info, deri tani 1 milionë e 388 mijë e 48 persona kanë vdekur si pasojë e këtij virusi, ndërsa 40 milionë e 555 mijë e 534 persona janë shëruar nga ky virus.

Amerika prinë e para me numrin më të madh të rasteve të infektuara, me gjithsej 12 milionë e 450 mijë e 666 raste, pastaj India me 9 milionë e 95 mijë e 908 raste, dhe Brazili me 6 milionë e 52 mijë e 786 raste.

Numri i personave të infektuar me këtë virus mendohet të jetë edhe më i madh, kjo pasi që disa shtete, përfshirë këtu edhe Kosovën, nuk janë të përfshira në statistikat e kësaj faqe.

Vetëm në Kosovë, deri tani 33 mijë e 588 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 904 persona të infektuar kanë vdekur në vend.

Share This Article