Mbi 60 viktima nga një shpërthim në një minierë ari

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Të paktën 60 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një minierë ari të jashtëligjshme në jugperëndim të Burkina Fasos.

Ekipet e kërkim shpëtimit ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që shkaqet e shpërthimit janë ende të paqarta.

Sipas dëshmive dhe pamjeve filmike në mediat lokale, shpërthimi ka qenë tepër i fortë dhe ka dëmtuar dhe banesat dhe rrëzuar pemët që ndodheshin mbi tavanin e galerisë së arit.

Burkina Faso ka disa miniera të mëdha ari që drejtohen nga kompani ndërkombëtare, por dhe galeri më të vogla të cilat operojnë pa kontroll, në të cilat aksidentet me vdekje janë të shumta.

Share This Article