Mbi 600 mijë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se 600.006 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi

Numri i personave të shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 600 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me rastet dhe vdekjet e shënuara nga COVID-19, thuhet se 600.006 persona në botë janë shëruar nga koronavirusi. 

Vendet me numrin më të madh të rasteve të shëruara janë Gjermania me 88.000, Kina me 77.062, Spanja me 74.797, SHBA-ja me 68.285, Irani me 55.987, Italia me 44.927 dhe Franca me 35.983.

Në të gjithë botën, numri i rasteve me COVID-19 ka shkuar në 2.232.456 ndërsa 160.784 kanë humbur jetën pas infektimit me sëmundjen. Ndërkohë, aktualisht ka mbi 1.5 milionë raste aktive që presin të shërohen.

Share This Article