Mbi 70 fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në kopshtin shtetëror të Gramshit!  

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Disa fëmijë të kopshtit nr. 1 në bashkinë e Gramshit dyshohet se janë infektuar me salmonelë. 

Në fillim të kësaj jave 72 fëmijë janë paraqitur në spitalin e Gramshit gjatë kësaj jave me shqetësime gastroestinale dhe temperaturë.

Fëmijëve që kishin shqetësime më të rënda u janë marrë kampionët e analizave. Në total janë analizuar 30 fëmijë, prej të  cilëve një rezulton i prekur me salmonelë ndërsa për pjesën tjetër përgjigja e analizave pritet të dielën.

Aktualisht në spitalin e Gramshit ndodhen të hospitalizuar 3 fëmijë. Bashkia e Gramshit ka marrë masa paraprake duke mbyllur provizorisht kopshtin dhe duke dezinfektuar ambientet.

Dyshohet se infektimi me bakterin e salmonelës është marrë nga ushqimi në kopsht.

Nga ana tjetër edhe pse ka marrë njoftimin prej 3 ditësh AKU Elbasan vetëm sot po shkon të marrë kampionët ushqimorë për analizim.

Share This Article