Mbi 70 mijë të huaj, Porti i Durrësit me mbi 111 mijë pasagjerë në muajin korrik

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Porti i Durrësit, këtë sezon veror, ka qenë porta e dytë hyrëse pas Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, i cili ka përballuar një fluks të lartë pasagjerësh që janë futur në vendin tonë.

Përveç emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe në vendet e tjera të BE-së, nga Porti i Durrësit janë futur edhe një pjesë e konsiderueshme turistësh që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime.

Muaji korrik, në gjysmën e parë të tij, shënoi fluksin më të lartë të hyrjeve nga Porti i Durrësit, ndërsa në gjysmën e dytë ky fluks është kthyer në dalje, si nga emigrantët ashtu edhe nga turistët.

Mbi 70 mijë të huaj, Porti i Durrësit me mbi 111 mijë

Të dhënat e Autoritetit Portual tregojnë një qëndrueshmëri të lartë të fluksit të udhëtarëve, me shifra pothuajse të njëjta me një vit më parë. Diferenca është minimale: rreth 1% më pak ose 1,981 pasagjerë më pak gjatë korrikut të këtij viti.

Terminali i trageteve ka operuar me kapacitet të plotë, ndërsa siguria portuale, policia kufitare dhe dogana kanë qenë të angazhuara edhe për parandalimin e tentativave për veprime të kundërligjshme ndërkufitare. 

Share This Article