Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 6.422 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 746.369 numrin e rasteve, transmeton TCH raportimet.
Me 156 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 11.770 numri i viktimave, ndërsa me 10.424 të shëruar ka arritur në 523.249 numri i të shëruarve në vend.