Mbi 77 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjithsej 77.001.365 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë

Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 77 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 77.001.365 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 18.171.677 raste deri më tani.

Pas SHBA-së radhiten India me 10.056.162 raste, Brazili me 7.213.155, Rusia 2.848.377, Franca 2.473.354, Britania 2.040.147, Turqia 2.024.601, Italia 1.953.185, Spanja 1.817.448, Argjentina 1.537.169, Gjermania 1.507.258, Kolumbia 1.496.062, Meksika 1.313.675, Polonia 1.202.700 dhe Irani me 1.158.384 raste.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,69 milionë njerëz, kurse mbi 53,9 milionë janë shëruar.

Share This Article