Mbi 81000 të vdekur nga koronavirusi në SHBA

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara e kaloi shifrën e 81000 personave të hënën. Parashikohet se deri në gusht, nga kjo sëmundje do të vdesin 137,000 amerikanë për shkak të lehtësimit të masave kufizuese.

Së paku 81,612 persona kanë vdekur nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, ndërsa janë regjistruar mbi 1.3 milion raste të infektimeve.

Drejtori i institutit që e krijoi modelin e parashikimit për rastet e virusit, që përkrahet nga Shtëpia e Bardhë, tha se vendimet e shteteve për rihapjen e bizneseve do të përkthehen në më shumë infektime dhe vdekje pas 10 ditëve.

Dr. Christopher Murray tha se shtetet që do të shënojnë më shumë infektime dhe vdekje sesa është pritur janë Kalifornia, Illinois, Arizona dhe Florida, shkruan “Daily Mail”.

“Disa lajme të mira vijnë nga Nju Jorku, New Jersey dhe Michigan-i, ku numri i vdekjeve është duke rënë më shpejt sesa është parashikua”, tha Murray për televizionin CBS.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë në botë sa i përket numrit të infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19. Qeveria amerikane është kritikuar për mungesë të testeve dhe masave në fazën e parë të përhapjes.

Share This Article