Mbi dy milionë banorë në Teksas ende pa energji elektrike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
epa09020016 An Oncor Power truck works along Loop 820 in Fort Worth, Texas, USA on 17 February 2021. Snow and cold weather have blanketed North Texas for the fourth day in unseasonably cold weather with overnight temperatures at -10 degrees celsius. The electric grid in Texas run by the non profit Ercot, has been overwhelmed by high demand leaving millions without power in the state. EPA/Ralph Lauer

Miliona banorë në Teksas vazhdojnë të jenë pa energji elektrike për shkak të stuhisë dhe të ftohtit të acartë që ka goditur pjesën më të madhe të SHBA-së, duke vrarë të paktën 21 njerëz, sipas raportimeve nga CNN.

Ndërprerja e energjisë në Teksas ka prekur rreth 2,3 milionë persona dhe pothuajse 300 000 shtëpi nuk po furnizohen me ujë të pijshëm.

Shtatë milionë teksanëve u është kërkuar ta ziejnë ujin përpara se ta pijnë ose ta përdorin për gatim.

Në Hjuston, qindra shtëpi u prekën gjithashtu nga një rënie e presionit të ujit, ndaj kryetari i bashkisë, Sylvester Turner, i bëri thirrje popullsisë që të mos lejojë rrjedhjen e tij nëpër çezma, për të parandaluar shpërthimin e tubave.

Share This Article