Mbi dy milionë numri i rasteve me COVID-19 në Poloni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Poloni ka tejkaluar shifrën 2 milionë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit në vendin me popullsi prej 38 milionë banorësh janë shënuar 25 998 raste të reja më COVID-19 duke e rritur numrin e përgjithshëm ne 2 010 242.

Deri më tani në këtë vend ku është efektive vala e tretë, si pasojë e virusit kanë humbur jetën 48 807 persona, prej të cilëve 419 në 24 orët e fundit.

Edhe në Hungari vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ku është efektive vala e tretë.

Sipas të dhënave të Ministrisë hungareze të Shëndetësisë, me 10 759 raste në 24 orët e fundit është regjistruar shifra më e lartë e rasteve ditore në procesin e pandemisë.

Me 10 759 rastet e reja numri i rasteve në vend ka arritur në 549 839 ndërsa me 213 vdekje numri i viktimave ka shkuar në 17 841.

Share This Article