“Mbi ne ra ndarja si një dëborë” është një ndër poezitë më të bukura të Teodor Kekos, e cila trajton njëtematikë mjaft të dhimbshme, ndarjen. Përgjatë gjithë poezisë, ndihet dhimbja e autorit që nuk do të ketëmë kontakte me vajzën që do, ndërkohë në kontrast me këto vargje qëndron strofa e fundit. Në këtë strofë,autori, përkundër gjithë dhimbjes së vargjeve të mëparshme, tregon se ndarja e tyre duhet të jetë e paqtëdhe të mos bëhen qaramanë për çfarë ka ndodhur, madje ta shohin njëri-tjetrin pa urrejtje.
“Mbi ne ra ndarja si një dëborë”
Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.
Ku ke shkuar? Unë s’e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.
Do harrohen telefonat,
Nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelude do bjerë nga qielli,
një dëborë… kristal i bardhë.
Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: “Harro!”
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë “Ai” dhe ti “Ajo”.
Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalëngadalë,
ujërat u ndotën, lumenjtë u thanë.
Por, qaramanë, jo, s’do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s’do të ketë urrejtje brenda.