ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 4 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 4 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  4 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  4 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Mbi zgjedhjen e keqkuptimit dhe kritika me tahmin

albnews by albnews
26 September, 2020
in Albania, Kosova
0
Mbi zgjedhjen e keqkuptimit dhe kritika me tahmin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, te grupi i shprehjeve të vjetra, është edhe fjala “tahmin” dhe shpjegimi që jep është ky: “Me tahmin: me hamendje. E bëri me tahmin. E gjeti (e kërkonte) me tahmin e gjeti (e kërkonte) duke ecur ngadalë në errësirë a duke ecur me sy mbyllur”. Nuk do të mund të gjenim fjalë më të butë për ta përshkruar shumicën e pretendimeve e përfundimeve që nxjerr z. Capussela.

Pa dashur të mbajmë anë, duhet thënë që në jo pak raste shkrimi i Capusselas është kontradiktor dhe paradoksal. Fillimisht thotë se nuk ka kompetencë “për të shqyrtuar mëtimet e dr. Muhadrit për historinë e këtyre ngrehinave” tek paralajmëron se “nuk kërkon asfarë përgënjeshtrimi të mëtimeve të atilla”, por bën të kundërtën: përgënjeshtron pa dhënë asnjë kundërargument dhe se “nuk është kompetent”. Diku si për t’u amnistuar shkruan: “Kërkimi im ishte i shkurtër dhe amator”. Pa hyrë në qerthullin se kush e ka në dorë të vërtetën historike, sepse në radhë të parë është punë historianësh, duhet thënë se z. Capussela i ka dalë punë jo me tekstin e z. Muhadri. I ka dalë punë me mijëra libra – jo të historianëve shqiptarë a të huaj. Por pikërisht me ata të historianëve serbë, të cilët edhe në të kaluarën, ashtu sikurse edhe sot, s’i pranon historiografia e shndërruar në vegël të regjimit serb e të politikës serbe, shkruan KOHA. 

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

“Gabimi më i keq i historianëve, anakronizmi, është të projektohen kategoritë dhe vlerat tona në të shkuarën. Fjala vjen, luftërat pushtuese dhe skllavërimet tash janë të paligjshme, dhe plaçkitja e qyteteve është krim lufte. Por në të kaluarën këto sjellje ishin legjitime dhe të shpeshta”, shkruan Capussela. Mbase ka të drejtë, por a do të thotë kjo që duhet heshtur të thuhet e vërteta apo të ndalen përpjekjet për ta zbardhur atë? Për Serbinë plaçkitjet kanë qenë “legjitime” edhe më 1999. Edhe vrasjet e shqiptarëve, djegiet e çdo gjëje që kishte të bënte më ta. E dini rrëfimin për artefaktet që i janë pla֛çkitur Kosovës më 1998/1999? Janë 1244 (shifër zyrtare, e cila për disa është larg më e madhe) që i janë marrë Muzeut të Kosovës dhe nuk i janë kthyer më. Është fakt dhe s’ka nevojë të konfirmohet prej historiografisë së njërës a të tjetrës palë. E dini se si ekspozohen kohë pas kohe nga institucionet në Serbi? Si artefakte serbe pa çka se në mesin e tyre ka eksponate së paku nja 7 mijë vjet të vjetra.

“Princat serbë që e morën kontrollin e Kosovës nuk akuzohen as që e kanë shkretuar atë, për aq sa di, dhe as që kanë skllavëruar apo vrarë banorët e saj…”, shkruan z. Capussela. Pa hyrë në kërkim “të shkurtër dhe amator”, siç shkruan vetë z. Capussela, për ata që kanë shfletuar libra historie, nuk është tamam kësisoj.

Z. Capussela ka plotësisht të drejtë kur shkruan se “këto monumente i përkasin njerëzimit dhe gjithë popullit të Kosovës”. Dhe në këtë kontekst mbase do të duhej ta lexonte tekstin dhe ky është qëllimi kryesor i vendimit për ta botuar atë.

Një parantezë: Në fund të shekullit XIX, komanda serbe ia kishte besuar Mita Rakiqit të bënte regjistrimin e objekteve të rëndësishme në viset e pushtuara. Raportet do t’i përthekonte në “Udhëtime nëpër Serbinë e Re”. “Me largimin e shqiptarëve prej këtyre viseve, ne do t’i humbim shumë informacione të çmuara”, është njëri prej përfundimeve në kohën e dëbimit të shqiptarëve nga forcat ushtarake serbe, poshtë viseve të Nishit, Leskocit e Toplicës në vitet 1877/78.

Por të rikthehemi tek ajo se z. Capussela i ka dalë punë t’i kualifikojë si të gabuara mijëra faqe të historiografisë serbe. Ose për ta thjeshtëzuar – qindra tekste të botuara edhe në këtë gazetë. Ose paragrafë si këta: “Nemanja (1168 – 1196) nuk ngriti-rindërtoi asnjë manastir në Kosovë. Po ashtu, Stefani i Parë i Kurorëzuari (1196-1228) dhe i vëllai i tij Shën Sava (… – 1235) që organizoi dhe ngriti Kishën ortodokse, nuk ngritën asnjë kishë në Kosovë. Radoslavi (1228-1234) nuk ndërlidhet të ketë krijuar-ndërtuar ndonjë manastir. Po ashtu, edhe Vladisllavi (1234-1243) nuk shquhet për ndonjë ndërtim. Gjatë kohës së Stefan Uroshit I (1243-1276) dihet se ky ndërtoi në Ras/Rashkë (jugperëndim të Novi-Pazarit në Sanxhak) manastirin Sopoçani. Edhe ky në Kosovë nuk ka ndonjë ndërtim. Vetëm nga Milutini (1282-1321) do të shohim se kemi ndërhyrje – investime në monumente të krishtera si kisha e manastire”, shkruan autori serb, Vasilije Markoviq, në librin “Pravoslavno monaštvo i manastiri u srednjovekovnoj Srbiji”, botuar më 1920 e ribotuar deri vitin e kaluar.

Ose për Kishën e Shën Apostujve në Patrikanën e Pejës. “Në një sondë, e hapur në perëndim janë hasur mure të ndërtesave shumë më të vjetra se Kisha”, shkruan Ranko Findrik, në librin “O Projektu za uređenje manastirskog kompleksa Pećke Patrijaršije”. Ose për atë të Shën Premtes.

“Levisha e Prizrenit u ndërtua nga Millutini në vitin 1306/7, në mbetjet-themelet e Kishës së shekullit XIII, e cila po ashtu gjendej mbi themelet e Kishës bizantine të periudhës mesjetare (të shek. IX-XI), ngritur në themelet e Tempullit të Krishterimit të Hershëm (shek. IV-VI v.j.). Kisha e Levishës, e ndërtuar nga Millutini në vitin 1307, u ngrit në themelet e Bazilikës bizantine në të cilën ishte e vendosur Ipeshkvia e Prizrenit. Ndërtimi i Bazilikës lidhet mes viteve 921-923, me arsyen se në themele është gjetur monedha e perandorit Romani I Lakatin (920-944). Mirëpo, shikuar se gjatë rindërtimit janë shfrytëzuar si material ndërtimor pjesë dekorative dhe shtyllat me fragmente që u takojnë shekujve V-VI, është e mundur që nën Bazilikë të kishte qenë një kishë e vjetër”, shkruan V. S. Jovanoviq, në “Arheološka Istraživanja i nalazišta na Kosovu”.

Sa për frikën se shqiptarët i kanë shkatërruar apo mund t’i shkatërrojnë monumentet ortodokse ka edhe shembuj si këta. Jo nga historianë shqiptarë. Por nga historianë serbë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result