Mbijetoi për tre javë në det, Aisha shpëtohet nga Forcat Ajrore Spanjolle

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aisha shtatëmbëdhjetë vjeçare nga Bregu i Fildishtë mbijetoi tre javë në det pa ushqim dhe ujë, pasi një anije që transportonte migrantë u fundos në Atlantik.

Nga 59 pasagjerë, vetëm tre prej tyre i mbijetuan aksidentit dhe Aisha ishte mes tyre, shkruan BBC.

Është tragjedia më e madhe e njohur me anijet që transportojnë migrantë në Ishujt Kanarie.

Aisha u largua nga qyteti i saj i lindjes në nëntor dhe shkoi në Mauritania, ku arriti të siguronte një vend në anije.

Vetëm motra e saj e madhe e dinte për planin e saj për të filluar një udhëtim të rrezikshëm.

Ajo u shpëtua nga ekuipazhi i Forcës Ajrore Spanjolle.

Share This Article