Mbiushqyerja, Universiteti i Oksfordit: 94 përqind e shteteve konsumojnë ushqim të tepërt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas një studimi të kryer në Universitetin e Oksfordit, 94 përqind e shteteve konsumojnë më shumë ushqim sesa sasia e rekomanduar në renditjen e bërë bazuar në konsumin ditor të kalorive të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara. 

Sipas “Daily Mail”, në 173 nga 184 vendet e marra në studim nga”OurWorldinData” të Universitetit të Oksfordit, u zbulua se njerëzit konsumojnë më shumë se 2.000-2.500 kalori të rekomanduara ditore për të dyja gjinitë. 

Të dhënat e marra janë llogaritur mbi sasinë mesatare të ushqimit të blerë nga çdo familje. Vendin e parë për mbi konsum të ushqimeve e mban Bahreini, ku qytetarët marrin mesatarish 4.012 kalori në ditë, pastaj SHBA-ja me 3.868 kalori, Irlanda me 3.850 kalori, Belgjika me 3.824 kalori dhe vendin e pestë e mban Turqia me 3.762 kalori, ndërsa Republika e Afrikës Qendrore renditet në fund të listës me 1.641 kalori. 

Në studim, thuhet se konsumimi i tepërt i ushqimit vjen për arsye të tilla si orari joproduktiv i gjumit, puna me orar të gjatë, ekspozimi ndaj ndotjes dhe jeta stresuese.

Po ashtu thuhet se konsumimi i tepërt i ushqimit është shkaktari i parë i obezitetit dhe numri i rasteve në mbarë botën, i cili ishte 175 milionë në vitin 1970, sot ka arritur në 1 miliard.

Studimi tërheq vëmendjen për rrezikun e rritjes së përqindjeve të obezitetit, duke thënë se sëmundja në fjalë mund të shkaktojë hipertension, sëmundje të zemrës, Alzheimer dhe probleme të tjera shëndetësore.

Share This Article