ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme 9 hours ago
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut 9 hours ago
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë 11 hours ago
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë 11 hours ago
WhatsApp zbuloi lehtësisht numrat e telefonit të 3.5 miliardë njerëzve 11 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Mbledhja e Këshillit të PD për zgjedhjet për kryetarin e ri, Bardhi: Kundër statutit të partisë, 17 anëtarë nuk do marrin pjesë

albnews by albnews
20 June, 2023
in Shqiperia
0
Mbledhja e Këshillit të PD për zgjedhjet për kryetarin e ri, Bardhi: Kundër statutit të partisë, 17 anëtarë nuk do marrin pjesë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike duket se po përçan edhe më tej partinë, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi e ka konsideruar kundër statutit mbledhjen e Këshillit Kombëtar, që është vendosur të mbahet të martën (20 qershor).

Në një deklaratë për mediat, Bardhi tha se ai dhe 17 anëtarë të PD-së nuk do të jenë të pranishëm në mbledhjen e nesërme. Sipas Bardhit, vendimi i Kryesisë për mbledhjen e Këshillit Kombëtar i heq kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm, teksa theksoi se PD ka nevojë për reflektim. 

RelatedPosts

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Drejtor i ri në krye të burgut të Durrësit

“Pas kërkesës sime drejtuar Kryesisë dhe refuzimit të pajustifikueshëm, të enjten u shpall mbledhja e Këshillit me datë 20. Pasi u njoha dje me vendimin deklaroj se bie ndesh me statutin e PD dhe vendimet e Këshillit Kombëtar të PD. Vendimi i Kryesisë ja heq kompetencat Sekretarit të Përgjithshëm duke ja kaluar zyrtarëve që nuk kanë asnjë përgjegjësi për organizimin e partisë. Sipas statutit të partisë, organizimi i partisë është përgjegjësi e Sekretari të Përgjithshëm. Njoftimi i mbledhjes së Këshillit është kompetencë e Sekretarit të Përgjithshëm, organizimi i mbledhjes është kompetencë e Sekretarit të Përgjithshëm. 17 anëtarë të PD vendosën mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të organizuar në kundërshtim me statutin e partisë. PD ka nevojë për reflektim, ka nevojë për t’u forcuar, ka nevojë për të dëgjuar mendime ndryshe dhe jo për përjashtime. Kujt i shërben një konflikt tjetër në PD?”, tha Bardhi.

Në mbledhjen e zhvilluar më 15 qershor, ku Bardhi mungoi, Kryesia e Partisë Demokratike vendosi mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 20 qershor. Këshilli Kombëtar zgjedh nënkryetarin, i cili më pas do të drejtojë partinë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. Po ashtu, Kryesia vendosi organizimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, që do të drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë.

Kujtojmë se Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të PD-së më 29 korrik. Gazetarja e RTSH, Sonila Agostini siguroi formularin e kandidimit për kryetarin e PD-së, ku bëri me dije edhe kriteret të cilët duhet të plotësojë kandidati. Në këtë kuadër, Agostini tha se kandidati për kryetar të selisë blu duhet të plotësojë tre grupkriteresh, që lidhen me aftësitë e angazhimit politik, aftësitë e integritetit moral dhe aftësitë organizative.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Konjufca dështon të bëhet kryeministër, Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

19 November, 2025
Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Task Forcë Rajonale kundër emigracionit të paligjshëm, bashkëpunimit Shqipëri-Britani i shtohen edhe Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

19 November, 2025
Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

Gustav Klimt thyen rekordin botëror në ankand: “Portrait of Elisabeth Lederer” shitet për 236.4 milionë dollarë

19 November, 2025
Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

Formacioni më i mirë i kualifikueseve për Kupën e Botës, pjesë e tij edhe ylli i Shqipërisë

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result