Deputetja e Partisë demokratike, Flutura Açka ka bërë një reagim lidhur me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, për të cilën thotë se nuk është njoftuar në asnjë formë që do të zhvillohej sot. Açka akuzon Nikollën se e ka kthyer Kuvendin në ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.
“Kuvendi i Shqipërisë, kjo ngrehinë gaztore! Zonja Nikolla, Unë nuk jam njoftuar në ASNJË formë e mënyrë që sot Kuvendi ka: Konferencën e Kryetarëve
Turp, zonja Nikolla! Keni njē batalion me sekretarë që ju fshijnë edhe këpucët, dhe nuk kanë kohë për një telefonatë zyrtare. E keni kthyer Kuvendin nē një ngrehinë gaztore, ku bëhen shakatë e klanit më korruptiv që ka parë ndonjëherë parlamentarizmi.
Të paktën demokratët, por edhe shqiptarët, i kanë shumë qartë bashkëpunimin tuaj më KË opozitar dhe SI bashkëpunon Edi Rama”, shkruan Açka.