Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministrja e  Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj ka takuar sot në Shkup, zëvendëskryeministrin e Maqedonisë̈ së Veriut, Artan Grubi, më të cilin ka biseduar për organizimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive, e cila do të mbahet më 25 janar të vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Express.

Balaj Halimaj ka thënë se bashkërisht u dakorduan për një numër të konsiderueshëm të marrëveshjeve që do të nënshkruhen në këtë mbledhje, nga të cilat do të përfitojnë̈ qytetarët e dy vendeve dhe bizneset.

“Po punojmë shumë që më 25 janar të nënshkruhet në mënyrë solemne marrëveshja për një pikë të përbashkët kufitare. Po ashtu, do të ketë një marrëveshje për studim fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë, si dhe marrëveshje tjera në fushën e arsimit, kulturës, rinisë dhe turizmit. Jam jashtëzakonisht e kënaqur që në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut ekziston vullnet shumë i madh për të bashkëpunuar me Kosovën si dy vende fqinje”, ka shkruar ai në Facebook.

Share This Article