Mbledhja e pesë emisarëve ndërkombëtarë në Beograd, Vuçiç: Ishte i vështirë! Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas takimin ditën e sotme me 5 të dërguarit ndërkombëtar të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb e ka cilësuar një takim të vështirë, ndërsa  është shprehur më tej se pret të zhvilloj takime të tjera në Bruksel.

“Takimi i vështirë me pesëshen. Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza. Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, shkruan Vuçiç.

Kujtojmë se Vuçiç është takuar gjatë ditës së sotme me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, nga Gjermania, Jens Plotner dhe nga Italia, Alessandro Cattaneo.

Share This Article