Mbledhja për shqyrtimin e imunitetit të Berishës, mbështetësit e Rithemelimit protestë para Kryesisë së Kuvendit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndërsa ditën e hënë do të mblidhet Këshilli i Mandateve për të diskutuar kërkesën e SPAK, e cila kërkon heqjen e imunitetit për ish-kryeministrin, Sali Berisha, mbështetësit e këtij të fundit do të mblidhen në protestë.

Protestuesit do të mblidhen para Kryesisë së Kuvendit në orën 12:00,orar që përkon me mbledhjen.

Mbështetësit e Rithemelimit të Berishës do të mblidhen në mbështetje të ish-kryeministrit, por edhe për situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë, me shkeljet kushtetuese dhe cenimin e të drejtave të opozitës.

Nuk dihet ende se cili është skenari i kësaj proteste, ndërsa pritet që detajet të mësohet në vijim.

Share This Article