Mbledhje e jashtëzakonshme e NATO-s për Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

NATO Aleanca gjatë ditës së nesërme do të mbaj një mbledhje të jashtëzakonshme në rend dite të së cilës do të jetë pandemia me Covid-19.

Sekretari gjeneral, Jens Stoltenberg njoftoi se konferencën në nivel ministror do ta udhëheq vet ai, ndërsa gjatë video konferencës do të vendoset për hapat e mëtejmë për tejkalimin e gjendjes me koronavirusin.

Stoltenberg me këtë rast ka theksuar se NATO është aktive që nga fillimi i krizës, duke kontribuar për parandalimin e virusit Covid-19.

Në komunikatë, njeriu i parë i Aleancës paralajmëron edhe për lajmet e rrejshme dhe informatat të cilat siç thekson i liferojnë institucionet shtetërore dhe jo-shtetërore me qëllim që të shkaktojnë përçarje mes vendeve anëtare.

Për këtë shkak, shton më tej Stoltenberg është e nevojshme që aleatët të bashkëpunojnë që të zbulojnë dhe të pengojnë ndikimet e këtilla.

Share This Article