Mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Kamzës zhvillohen pa prezencën e mediave, Rakip Suli: Kështu më do mua qejfi (VIDEO)

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesa duket, bisedimet brenda Këshillit Bashkiak të Kamzës do mbeten brenda institucionit, pasi asnjë media s’ka akses në mbledhje.

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli nuk lejon mediat që të jenë të pranishme në mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Kamzës. Madje, vetë Suli shprehet se nuk do ti lejojë mediat të jenë prezente pasi ‘i do qefi’. Kështu është shprehur ai teksa u pyet nga një gazetar se përse nuk do lejohen mediat që të jenë të pranishme në mbledhje. 

‘Pse pa media zoti kryetar”- pyetet Suli. 

‘Se më do mua qefi’- thotë kryebashkiaku.

Kjo video u postua në ‘Facebook’ nga gazetari Bledian Koka i cili shkruan:

‘Kur nuk i do qejfi dhe Rakip Sulit! Rakip Suli ka shume te drejte kur thote se nuk i do qejfi qe te lejoje qofte edhe kamera modeste ne mbledhjet e keshillit bashkiak te Kamzes! Nenshtrimi pa kushte i banoreve te Kamzes qe votuan nje analfabet funksional per nje mandat te dyte si te parin e tyre me duart e tyre nuk mund te kaloje pa kosto. Arroganca e pushtetit ne duart e njerzve si Kip Suli eshte fiks kjo. Rakip Suli vendos qe mbledhja e keshillit bashkiak ku merren vendimet per qytetaret eshte “pune qejfi e tij”. p.s…ligji, transparenca dhe e drejta e informimit sigurisht qe jane fjale pa sens ne veshet e injorances kuterbuese te veshur me pushtet! Koken lart, e vetem PerPara me Kipin’.

https://www.facebook.com/bledian.koka.3/videos/2456416771204537
Share This Article