Mblidhen në kohë rekord 300 mijë euro për 20 vjeçarin shkodran, i riu niset për kurim në Romë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Janë mbledhur në kohë rekord paratë për të dërguar jashtë vendit Klevis Gjeluci, një 20 vjeçar nga Shkodra, i cili prej tre javës ndodhet në gjendje kome, pas një aksidenti automobilistik që ka pësuar.

Miqtë e tij ndërmorrën iniciativën për të mbledhur fonde nga të gjithë shqiptarët që kishin mundësi, pasi familja nuk e përballon dot koston e operacionit.

Atij i nevojiteshin 600.000 euro për të udhtëuar në Itali, ku do të kryej edhe operacionin, me shpresën se i riu do të kthehet në Shqipëri shëndoshë e mirë.

I riu do të shtrohet në spitalin “Gemelli” të Romës, një nga më të mirët jo vetëm në Itali por edhe në Europë e botë. Deri më tani janë mbledhur rreth 300  mijë euro, ndërsa nevojit akoma aq për ndërhyrjen, trajtimin në spital dhe kthimin në vend.

Bëhet me dije se 20-vjeçari është nisur sot drejt Italisë. Udhëtim do të kryehet me një ambulancë speciale të vënë në dispozicion nga spitali.

https://gofund.me/32d06ab2

Share This Article