• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, August 23, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat! Jo vonesa për veprat publike

Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat! Jo vonesa për veprat publike

by albnews
8 April, 2024
in Albania
0
21
VIEWS

Ndërtimi i një banese private në zonat rurale apo i infrastrukturës ndihmëse në fushën e agroturizmit, tashmë do të jetë edhe më e lehtë.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Konsultativ mes Qeverisjes Qendrore dhe Vetëqeverisjes Vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Shoqatës për Autonomi Vendore, propozoi lehtësim të procedurave të nxjerrjes së lejeve të ndërtimit  për disa kategori, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm qytetarëve nëpër fshatra, por edhe ekonomive lokale dhe turizmit.Veliaj tha se ky është një shqetësim i të gjitha njësive vendore, pavarësisht bindjeve politike.

“Është shumë e rëndësishme që e bëjmë këtë Këshill Konsultativ, si mundësi bashkëpunimi mes autoriteteve lokale me qeverinë tonë. Besoj që flas edhe në emër të kolegëve të opozites sepse nuk ka rëndësi nëse banesa është në Kavajë, në Tiranë, në Kukës apo në Fushë Arrëz, është një shtëpi në katund dhe kërkon të njëjtin mal me letra, të njëjtin arkitekt, të njëjtën licencë, të njëjtin çelës për të hyrë në sistemin elektronik, si një hotel në Qerret apo në Tiranë, apo si hotel në Vlorë dhe Sarandë. Është një problem shumë i madh, kërkon një volum të jashtëzakonshëm pune. Procedura për leje është njësoj, si për një shtëpi në fshat, si për një infrastrukturë të madhe në qytet, një hotel ikonik, kështu që besoj se jemi në momentin ideal për ta adresuar çështjen”, tha Veliaj.

Vitet e fundit, Tirana ka njohur një bum turistik, duke u shumëfishuar numri i turistëve që zgjedhin të vizitojnë kryeqytetin dhe rrethinat e tij. Për të mbështetur këtë rritje të turizmit, kryebashkiaku u shpreh se është e nevojshme që të ketë procedura më të thjeshtëzuara për lejet e ndërtimit për infrastrukturën në fushën e agro-turizmit.

“Një çështje tjetër, e cila më vjen mirë që po adresohet sot, ka të bëjë me sistemin e lejeve, tani jo për shtëpi, jo për hotele, jo për punë publike, por për agroturizmin. Ne kemi sot një anomali të jashtëzakonshme, ku AZHBR-ja dhe Ministria e Bujqësisë janë të gatshme të investojnë dhe të ndihmojnë qytetarët që investojnë në agroturizëm, ndërkohë leja dhe procedura e lejes, qoftë për një stallë, qoftë për një bujtinë, qoftë edhe për një ‘bed & breakfast’, është njësoj si gjithë të tjerat. Propozimi ynë është që të lehtësohen këto procedura, siç po lehtësojmë shtëpitë e fshatit, muret rrethuese, ashtu të lehtësohet edhe infrastruktura që kërkohet të pajiset me leje për efekt të fondeve të AZHBR-së, që janë struktura kryesisht akomoduese”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u ndal edhe te veprat publike, të cilat për shkak të legjislacionit aktual, sjellin jo vetëm ndërlikime në projekt, por edhe vonesa në zbatim. Ai shprehu nevojën që procedurat të lehtësohen edhe për veprat publike, që janë në dobi të komunitetit.

“Ne kemi një super ngarkesë jo vetëm me strukturat në fshat, por edhe për lejet me punët tona publike. Nuk ka rëndësi nëse bashkia drejtohet nga të majtët apo të djathtët. Do të thotë që, për të bërë një shkollë, ne duhet të kalojmë të njëjtën procedurë, si dikush që po bën një pallat për efekt përfitimi. Për shembull, shkolla “Sami Frashëri” ka qenë aty përpara se të bëheshin pallatet rreth saj. Duke qenë se u prish nga tërmeti, tani kërkohen procedura të dhënies së lejes për të mbajtur distancën nga pallatet, ndërkohë që janë pallatet që kanë ardhur mbrapa shkollës. Nëse një shkollë duhet të rindërtohet nga e para, duke zbatuar kriteret aktuale të lejes së ndërtimit, i bie që shkolla e re duhet të jetë shumë më e vogël se e vjetra. Për këtë kemi hasur disa anomali”, tha Veliaj.

Referuar këtyre problematikave, kryebashkiaku solli disa raste në Tiranë, ku investimet publike janë vonuar si pasojë e pengesave ligjore.

“Ne kemi një situatë në Tiranë ku nuk i japim dot leje vetes sonë për të bërë punime në varrezat e Sharrës sepse një gjykatës i ka dhënë masë sigurie një vile, që është brenda parcelës së varrezës. Praktikisht, sistemi nuk gjeneron dot leje po s’u pastrua 100% prona. Ju thashë disa nga këto çudira sepse jam i sigurt që çdo kryetar bashkie ka një mal me çudira të vetat. Nëse na lehtësohet kjo puna e lejes dhe nëse pjesa ballore e pronës është e lirë, që kantieri të vazhdojë, ne nuk mbajmë peng komunitete të tëra. Një gjyq nuk mund të mbajë peng gjithë zhvillimin e atij komuniteti sepse humbasim kohë të çmuar dhe humbasim edhe ciklin financiar me të cilin bëhen këto vepra”, u shpreh Veliaj.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, siguroi se këto ndryshime janë pjesë e një pakete më të madhe, të cilat synojnë të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

“Kombinimi i dy VKM-ve, 408 dhe 283, do të thjeshtëzojë në mënyrë shumë të madhe dhënien e lejeve, jo vetëm për ndërtimet, pra mure rrethuese, mure mbajtëse, çati, shtëpi tip, por edhe për objektet blegtorale, duke thjeshtëzuar masivisht procesin. Hapi i parë është kjo VKM 283. Gjithashtu, e gjithë kjo paketë lidhet edhe me kontrollimin dhe disiplinimin e ndërtimeve në ndërtim, e cila gjithashtu lidhet po me këtë element duke na lehtësuar mënyrën se si kontrollohen apo disiplinohen punimet. Sot kemi pjesën e parë të një pakete, e cila synon në tërësi të saj të thjeshtojë procesin e marrjes së lejeve, veçanërisht kur bëjmë fjalë për leje individuale për shtëpitë që njerëzit kanë nevojë, shtesat e shtëpive, muret mbajtëse, muret rrethuese apo ndërtimet me funksion blegtoral dhe bujqësor”, deklaroi Mazniku.

Previous Post

Bojkoti i Listës Serbe, reagon ambasadori gjerman: Presion i hapur ndaj qytetarëve në veri

Next Post

SHBA/ Tmerr në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit (Video)

albnews

albnews

Related Posts

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji
Albania

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra
Albania

Në kërkim në Spanjë për trafik droge, arrestohet në Laç me qëllim ekstradimin 40-vjeçari me 4 emra

23 August, 2025
Lirohet vajza e Eli Farës, ja çfarë deklaroi në polici
Albania

Lirohet vajza e Eli Farës, ja çfarë deklaroi në polici

23 August, 2025
Next Post
SHBA/ Tmerr në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit (Video)

SHBA/ Tmerr në ajër, avionit Boeing i shkëputet një pjesë gjatë fluturimit (Video)

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

24 July, 2025
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur, Artur Zheji

23 August, 2025
Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

Drama që la gjurmë në Shkodër, “Gjaku i Arbrit” dhe roli i paharruar i aktorit Agron Dizdari

23 August, 2025
Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

Quint dhe BE: Përjashtimi i Listës Srpska nga zgjedhjet minon demokracinë

23 August, 2025
Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

Takayo Nembhard: Policia lëshon një apel të ri tre vjet pasi një burrë u ther për vdekje në Karnavalin e Notting Hill

23 August, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5802 shares
    Share 2321 Tweet 1451
  • Arratisja e Havzi Nelës dhe letra që la në kufi në natën e 26 prillit 1967

    2952 shares
    Share 1181 Tweet 738
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2856 shares
    Share 1142 Tweet 714
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    2081 shares
    Share 832 Tweet 520
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1918 shares
    Share 767 Tweet 480
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM