Partia Socialiste mblodhi kryesinë për të analizuar votat e 30 qershorit si dhe nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kryeministri Rama ka paralajmëruar mbledhje e analiza me asambletë e PS-ve në cdo bashki.
Gjithashtu është diskutuar edhe për rezultatet zgjedhore dhe ecurinë e procesit të konstituimit të këshillave bashkiake dhe kryetarëve të rinj. Pas këtij procesi do të ketë Asamble Kombetare te PS brenda korrikut.
Kuvendi nesër do të mblidhet dhe në rend të ditës ka ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.