Mblidhet të premten komisioni për shkarkimin e Metës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të premte do të mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Seanca do të zhvillohet në orën 13:00, ndërsa është parashikuar të dëshmojë edhe kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

Ky i fundit është paditur në SPAK nga Presidenti Ilir Meta, i cili e akuzon për “shpërdorim detyre” dhe “përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore”.

Kreu i KED akuzohet nga Presidenti se “ka tentuar të bëjë grusht shtetit”, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni Hetimor për Metën nisi punën gjatë vitit të kaluar, ku synon të hetojë veprimet e Presidentit, që me çdekretimin e 30 qershorit si datë e zgjedhjeve lokale./TCH/

Share This Article