Mbrëmja në qytetin e Durrësit nën magjinë e dritave

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qyteti i Durrësit ka ndezur dritat e festave dhe në mbrëmje ky qytet duket magjik.

Në qytetin bregdetar zymtësia e pak ditëve më parë, duket se i ka lënë vendin festës dhe magjisë që kjo periudhë e vitit ofron.

Fëmijë të lumtur dhe prindërit e tyre që i shoqërojnë në sheshet e zbukuruara, foto pranë pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, janë tabloja që ofron mbrëmjen e këtij dhjetori qyteti bregdetar.

Nga bulevardi i qytetit, deri tek Veliera, janë vendosur zbukurime të shumta që nga pema, deri tek dritat shumëngjyrëshe që tashmë i kanë rikthyer Durrësit shkëlqimin që iu zbeh pak ditë më parë./ATSH/

Share This Article