Mbretëresha britanike do të evakuohet në rast të trazirave për Brexit-in

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dy gazeta britanike kanë raportuar se zyrtarët shtetërorë janë duke përgatitur plane për evakuimin e familjes mbretërore nga Londra, në rast të shpërthimit të trazirave për shkak të ndarjes së vendit nga Bashkimi Evropian.

“Këto plane emergjente të zhvendosjes kanë ekzistuar që nga Lufta e Ftohtë, por janë duke u shqyrtuar sërish për shkak të mundësisë së shpërthimit të trazirave pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian”, thuhet në shkrimin e gazetës “The Sunday Times”, e cila është informuar nga një burim anonim i qeverisë.

Edhe gazeta tjetër britanike, “The Mail on Sunday”, ka raportuar se ekzistojnë plane për zhvendosjen e Mbretëreshës Elizabetë dhe familjes mbretërore në vende të sigurta larg Londrës. Jacob Rees-Mogg, deputet i Partisë Konservatore, ka thënë se këto plane paraqesin panik të panevojshëm të zyrtarëve.

Megjithatë, një ish-polic, i cili më parë ka qenë i angazhuar në mbrojtjen e familjes mbretërore, ka thënë se mbretërsha do të largohet nga Londra nëse ka trazira. “Nëse ka probleme në Londër, sigurisht se familja mbretërore do të largohet nga vendi i trazirave”, tha Dai Davies, shkruan “The Guardian”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply