Mbretëresha e Anglisë pret miliarderët e botës dhe sipërmarrësit e teknologjisë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëresha e Anglisë organizoi një pritje plot stil dhe luks në kështjellën Windsor për miliarderët më të mëdhenj të botës, të dërguarit e presidentëve apo sipërmarrësit e teknologjisë, të cilët morën pjesë në samitin e organizuar nga qeveria britanike për çështjen e investimeve.

Madhëria e saj u shfaq në një formë të shkëlqyer, e veshur me një xhaketë gurkali, të shoqëruara me këpucë të zeza dhe vëth e gjerdan me perla.

Mes të ftuarve, mund të shquheshin miliarderi i Bill Gates, i dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry, shefi ekzekutiv i firmës së sigurisë kibernetike, “Darktrace”, Poppy Gustafsson apo Hamed Bin Zayed Al Nahyan, drejtuesi i Fondeve të Investimeve të Abu Dhabit.

Kryeministri britanik, Boris Johnson duhet të ishte i pari në këtë pritje, por ai u shfaq pasi Mbretëresha kishte nisur të takohej vetë me të ftuarit.

Në fjalën përshëndetëse të broshurës së Samitit të Investimeve Globale, Mbretëresha shkruan se është shumë krenare për mënyrën se si Mbretëria e Bashkuar po ecën drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, por thekson se ka ende shumë për të bërë në këtë drejtim.

Mbretëresha gjithashtu iu bën thirrje kombeve që të përballen me sfidën dhe të shmangin problemet që lidhen me ndryshimin e klimës.

Share This Article