Mbretëresha e Britanisë vlerëson me medalje dy kadetë të FSK-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, ka njoftuar se sot, në emër të Mbretëreshës, u ka ndarë  medalje dy kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që kanë diplomuar në Akademinë Mbretërore të Forcave Ajrore,  Cranwell.

 “Sot në emër të Lartmadhërisë së saj Mbretëreshës, ua dhurova dy medalje të diplomuarve nga Kosova në Akademinë Mbretërore të Forcave Ajrore, Cranwell. Gjithashtu pata kënaqësinë që pata rastin t’i takoj dy oficerët e diplomuar në fillim të vitit”, shkruan ambasadori Abbott në Twitter.

Ambasadori britanik ka publikuar edhe fotografi nga ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe duke pirë çaj bashkë me mysafirët.

Share This Article