Ashtu si pjesa tjetër e botës, edhe familja mbretërore po distancohet nga jeta shoqërore për të reduktuar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.
Madje, sipas Dail Mail, Mbretëresha Elizabet është izoluar në Windsor Castle, me një staf të limituar dhe as familjarët e saj nuk mund ta takojnë.
“Sigurisht që sa më pak njerëz të jenë në kontakt me njëri-tjetrin, aq më mirë. Nuk mund të bëhet shaka me sigurinë e mbretëreshës në moshën që ajo dhe duka janë. Por është gjithashtu për të mirën e të gjithë atyre që punojnë në kështjellë. Të gjithëve u është thënë të dërgojnë në shtëpi sa më shumë staf të munden dhe familja mbretërore nuk mund të bëjë përjashtim. Për mbretëreshën po kujdesen punonjësit e saj më të afërt. Si gjithkund tjetër, jeta normale është vënë në pritje”, është shprehur një burim pranë familjes mbretërore.
Ndërkohë Charles dhe Camilla ndodhen në Highland, ndërsa Kate dhe William, së bashku me fëmijët janë larguar nga Londra në Anmer Hall.