Mbretëresha është varrosur pranë bashkëshortit të saj të ndjerë, Dukën e Edinburgut, në faltoren përkujtimore të Mbretit George VI në Kështjellën Windsor, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të familjes mbretërore.
Faqja zyrtare e familjes mbretërore tha se një varrim privat u bë në faltoren përkujtimore të Mbretit George VI këtë mbrëmje.
Rreth 100 mijë njerëz ishin sot në Windsor për t’ia dhënë lamtumirën e fundit Mbretëreshës Elizabeth II, sipas policisë së Thames, duke shtuar se i falënderon të gjithë për bashkëpunimin dhe mbështetjen.
“Forca dëshiron të falënderojë banorët vendas, bizneset dhe vizitorët, përfshirë turmën prej 100 mijë njerëzish që ndoqi qytetin sot, për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre”, tha një zëdhënës.
Në deklaratën e lëshuar thuhet se ky ishte një nga operacionet më të mëdha që kishte ndërmarrë ndonjëherë policia britanike, me gjithsej dymijë oficerë nga Policia e Thames dhe 28 forca të tjera të Mbretërisë së Bashkuar që u angazhuan në qytet gjatë ditës, shkruan Skynews.
“Ka qenë një privilegj për policinë e Thames që të përmbushë detyrën tonë të fundit ndaj Madhërisë së Saj dhe të mundësojë një ngjarje të sigurt, derisa ajo prehet në St Georges Chapel Windsor”, thuhet tutje në deklaratën e policisë.
Mbreti dhe anëtarët e familjes mbretërore mendohet se tani do t’i thonë lamtumirën e fundit Mbretëreshës, me shërbimin e saj privat të varrimit që do të ketë filluar në faltoren përkujtimore të Mbretit George VI të faltores së Shën Gjergjit në Kështjellën Windsor.
E vendosur të nisë në orën 19:30, ceremonia po mbahet larg kamerave dhe publikut.
Mbretëresha do të varroset bashkë me bashkëshortin e saj të ndjerë, Dukën e Edinburgut, shkruan Skynews.
Kur duka vdiq 17 muaj më parë, arkivoli i tij u vendos në kasafortën mbretërore të St George’s – gati për t’u zhvendosur në faltoren përkujtimore kur Mbretëresha të vdiste.
Faltorja, e cila u ndërtua si një aneks në vitin 1969, strehon eshtrat e babait të Mbretëreshës George VI, nënës së saj Mbretëreshës Elizabeth I dhe motrës së saj Princeshës Margaret.