Mbretëresha Elizabeta II sot mban fjalim para britanikëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeta II do të dalë sot në një konferencë të rrallë televizive.

Ajo pritet të flasë për gjendjen e rëndë të Britanisë së Madhe, si pasojë e përhapjes së pandemisë, që vetëm gjatë ditës së djeshme ka marrë jetën e 708 personave, raporton Daily Mail.

Ndërkohë që ekspertët paralajmërojnë se ditët në vazhdim, mund të ketë edhe nga 1,000 të vdekur brenda 24 orëve.

Ky fjalim është regjistruar në Windsor Castle dhe do të transmetohet në orën 20:00 të mbrëmjes me orën lokale. Mbretëresha pritet t’i kërkojë popullit të bëhet më i fortë se kurrë në këto ditë të vështira.

Ky është fjalimi i katër i Mbretëreshës Elizabetë, që kur ajo është në krye të mbretërisë britanike nga viti 1953. Fjalimi saj i fundit ishte në vitin 2002, kur iu drejtua britanikëve që t’i njoftojë për vdekjen e Nënës Mbretëreshë.

Share This Article