Mbretëresha Elizabetë paraqitet në publik për herë të parë pas izolimit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëresha Elizabetë e Britanisë së Madhe është paraqitur për herë të parë në publik që nga fillimi i zbatimit të masave të izolimit në Britaninë e Madhe për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Në vijë me këshillat e qeverisë, u arrit pajtueshmëri që parada për ditëlindjen e Mbretëreshës të mos zhvillohej në mënyrën tradicionale, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Në vend të ceremonisë tradicionale, në oborrin mbretëror u mbajt një ceremoni më e vogël dhe më e shkurtër, gjatë së cilës u respektuan në mënyrë të rreptë masat e distancimit social.

Mbretëresha u përshëndet në mënyrë mbretërore nga garda, ndërsa ceremonia u përcoll me manovra ushtarake dhe performancë muzikore.

Ndryshe, Britania e Madhe është shteti me më së shumti viktima të koronavirusit në Evropë dhe një ndër shtetet me më së shumti të vdekur në tërë botën.

Share This Article