Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, monarkja me jetëgjatësinë më të madhe në botë, ka festuar të dielën 93 vjetorin e lindjes, duke marrë pjesë në manifestimin tradicional të Pashkëve në Kështjellën Uinsdor.
Ajo u shoqërua nga anëtarët e familjes, përfshirë princin William dhe Harry.
Bashkëshortja e princit Harry, Merghan Markle, nuk ka marrë pjesë në ceremoni për shkak të ditëve të fundit të shtatëzënisë.
Elizabeth kishte lindur më 21 prill, 1926 ne Bruton, në qendër të Londrës dhe u bë mbretëreshë më 1952 në moshën 25 vjeçare, ku vazhdon të mbajë titullin tash e 67 vjet.
Elizabeth feston ditëlindjen zyrtare në qershor, që shënohet me paradë të ushtrisë dhe aktivitete të shumta.