Videoja 1 minutëshe e mbretëreshës Elizabeth duke pirë çaj me arushin Paddington u shfaq në ekranet e mëdha jashtë Pallatit Buckingham mbrëmjen e së shtunës dhe dha sinjalin për të nisur koncertin e madh për Jubileun.
Ajo i ka rrëfyer arushës së famshme dashurinë e saj për sanduiçet me reçel dhe i ka treguar se një të tillë e mban gjithmonë në çantën e saj.
Të dy u ulën së bashku për një filxhan çaj teksa bënin gëzuar në mënyrë ritmike me këngën e “We Will Rock You”.
Pastaj shohim Paddington duke ngritur kapelën e tij, duke i treguar asaj sanduiçin e tij me reçel dhe “duke e falënderuar për gjithçka”, me monarkun duke thënë se i saji “mbaje për më vonë”.