Familja mbretërore u mblodh sot për të shënuar përvjetorin e vdekjes së bashkëshortit të Mbretëreshës, Princit Philip, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar në moshën 100-vjeçare.
Edhe pse Pallati Buckingham më herët kishte njoftuar se mbretëresha nuk do të paraqitej në këtë event, ajo dje vendosi të marrë pjesë në ceremoninë për nder të bashkëshortit të saj të ndjerë.
Anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, miq të princit të ndjerë Philip, përfaqësues të bamirësisë dhe patronët e tij ishin gjithashtu në Westminster Abbey.
Për t’ia bërë sa më të lehtë shërbimin mbretëreshës për shkak të lëvizjes së vështirë, ajo u ul në një karrige të veçantë, dhe ceremonia zgjati 40 minuta.
Mediat shmangën portretizimin e Mbretëreshës duke hyrë në Westminster Abbey nga respekti për gjendjen e saj.
Mbretëresha u pa për herë të fundit në publik më 5 shkurt, pas së cilës pati raportime për shëndetin e saj të dobët.