Mbretëresha i jep mandatin, Liz Truss zyrtarisht kryeministre e re e Britanisë së Madhe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liz Truss është zyrtarisht kryeministre e re e Mbretërisë së Bashkuar. Për të marrë mandatin nga Mbretëresha Elizabet, 47-vjeçarja udhëtoi për në Skoci. Kjo ndodhi pasi Truss u zgjodh lidere e partisë Konservatore, duke mposhtur rivalin Rishi Sunak.

Tashmë Truss do të nisë punën menjëherë, duke filluar me riformatimin dhe udhëheqjen e qeverisë britanike. Për të mundësuar këtë tranzicion, Boris Johnson udhëtoi i pari për në Skoci ku dorëzoi dorëheqjen në duart e monarkes 96-vjeçare.

Në fjalimin e lamtumirës, të fundit si kryeministër, Johnson mbrojti punën e tij dhe akuzoi drejtuesit e partisë konservatore se i ndryshuan rregullat në mes të lojës duke e detyruar të dorëhiqej, pavarësisht se siguroi për ta fitoren më të thellë zgjedhore në dekada.

Ndërkohë, Truss si kryeministre do të përballet me 3 kriza kryesore: të bashkojë konservatorët e përçarë, luftën në Ukrainë dhe krizën e rëndë ekonomike. Ajo ka premtuar se që në ditët e para do të reduktojë taksat dhe do të ngrijë çmimin për energjinë elektrike duke lënë më shumë para në xhepat e britanikëve.

Share This Article