Mbretëresha shqiptare e futbollit, Kosovare Asllani transferohet në Real Madrid

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kosovare Asllani është larguar përfundimisht nga futbolli suedez dhe sot ka nënshkruar kontratë me klubin spanjoll, CD Tacón, i cili nga sezoni 2020/21 do të quhet Real Madrid.

Futbollistja kosovare është larguar përfundimisht nga Linkopingu i Suedisë për t’u transferuar në ekipin spanjoll CD Tacón, i cili nga sezoni 2020/21 do të quhet Real Madrid.

“Kosovare Asllani është futbolliste e re e CD Tacón. Mirëserdhe”, ka shkruar klubi spanjoll në rrjetet sociale.

“Jam krenare t’ju njoftojë se unë do të jem blerja e parë zyrtare e Real Madridit/Cd Tacon”, shkroi Asllani në llogarinë e vet zyrtare në Twitter.

Kosovare Asllani e ka një histori të veçantë, si shumica e sportistëve nga Kosova, familjet e të cilëve kishin migruar në vitet e 90-ta jashtë vendit i cili po përballej me fillimin e luftës. Futbollistja kosovare, edhe pse është lindur e rritur në Suedi, nuk i ka harruar asnjëherë rrënjët e saj. E ka bërë tatuazh shqiponjën dykrenore dhe thotë se Kosovën e ka në zemër.

Share This Article