Mbretëresha siç nuk e keni parë ndonjëherë. Dokumentari i BBC tregon videot private të familjes mbretërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pallati mbretëror dhe BBC kanë njoftuar detaje të një programi 75-minutësh që pritet të transmetohet në “BBC One” dhe “iPlayer” më 29 maj.

Dokumentari zbulon për herë të parë video private familjare të mbretëreshës kur ishte vajzë.

Këto pamje vijnë për herë të parë për publikun në kuadër të Jubileut Platinium që shënon 70- vjetorin e Mbretëreshës Elisabeta e II në fron.

 “Elizabeth: The Unseen Queen” përmban pamje unike të filmuara nga Familja Mbretërore. Ata shfaqen duke pushuar në bordin e luftanijes të Marinës Mbretërore në vitin 1947, anija me të cilën përshkuan Afrikën e Jugut për turneun e tyre në atë kohë.

Në pamjet paraprake, ka fragmente të fjalimeve të Mbretëreshës nga transmetimi i saj i Krishtlindjeve i vitit 1996, si dhe adresa e saj në Guildhall më 11 qershor 1947.

Dokumentari përmban një klip që shënon vizitën e parë të zgjatur të Princit Philip në Balmoral në vitin 1946, ndërkohë që fejesa e çiftit nuk ishte ende publike.

Një princeshë e re Elizabeth shihet duke buzëqeshur dhe duke i treguar kamerës unazën e saj të fejesës.

Share This Article