Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Forcat e Armatosura të Ukrainës me helikopterë Sea King si pjesë të mbështetjes së saj të vazhdueshme ndaj Ukrainës.
“RoyalNavy iu ka ofruar trajnime për Sea King 10 ekuipazheve të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke rritur aftësitë e tyre të kërkimit dhe shpëtimit”, ka shkruar ministria britanike Mbrojtjes në një postim në Twitter.
Vendet perëndimore gjatë kësaj periudhe nëntë-mujore e kanë furnizuar Ukrainën me mjete të ndryshme ushtarake.
Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës filloi më 24 shkurt, në atë që presidenti rus Vladimir Putin e quajti “operacion special ushtarak”.