Mbretëria e Bashkuar do të shpenzojë 10.5 milionë paund për të përgatitur portet për kontrollet e reja kufitare të BE-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania do të shpenzojë 10.5 milionë paund (13.9 milionë dollarë) për të ndihmuar portet të përgatiten për kontrollet e sigurisë të Bashkimit Europian pas Brexit, për shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar që hyjnë në bllok, si dhe të zvogëlojë rrezikun e radhëve të gjata dhe ndërprerjeve.

Më shumë se katër vjet pasi Mbretëria e Bashkuar u largua zyrtarisht nga BE, blloku 27-vendesh do të prezantojë këtë vjeshtë një sistem kufitar dixhital, i njohur si sistemi i hyrjes dhe daljes (EES), i cili do të heqë nevojën për të skanuar manualisht pasaportat.

Rregullat e reja do të kërkojnë, që njerëzit që udhëtojnë nga Britania e Madhe dhe vende të tjera jashtë BE-së të regjistrohen në kufi, gjë që përfshin skanimin e fytyrës dhe marrjen e shenjave të gishtërinjve, krijimin e një regjistri dixhital, që lidh një dokument udhëtimi me identitetin e një personi, duke përdorur matws biometrikë.

Qeveria e re laburiste e Britanisë paralajmëroi brenda disa javësh pas marrjes së detyrës në korrik, se vendi nuk ishte i përgatitur mjaftueshëm për kontrollet e reja.

Financimi do të ndihmojë portet të instalojnw teknologjinë e nevojshme si dhe instalimin e kioskave dhe rekrutimin dhe trajnimin e stafit, për t’u përgatitur për kontrollet e reja, tha qeveria.

“Ndërsa kontrollet EES do të jenë një ndryshim i rëndësishëm në kufirin e BE-së, ne po punojmë shumë me Komisionin Europian, vendet anëtare dhe portet, për t’u siguruar që jemi të përgatitur mirë dhe për të minimizuar çdo ndërprerje për britanikët, që udhëtojnë në Europë,” tha Seema Malhotra, ministre për emigracionin dhe shtetësinë.

Porti i Doverit, Eurotuneli në Folkestone dhe Eurostar në stacionin St Pancras në Londër do të marrin secili nga 3.5 milionë paund.

Britania votoi për t’u larguar nga BE në 2016 dhe zyrtarisht doli nga blloku më 31 janar 2020, megjithëse mbeti në tregun e përbashkët europian deri në vitin 2021. / Reuters

Share This Article