Mbretëria e Bashkuar heq nga transmetimi televizionin shtetëror rus RT

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kanali televiziv shtetëror rus, Rusia Sot (RT) është hequr nga transmetimi në Mbretërinë e Bashkuar pas pushtimit rus të Ukrainës.

Lajmi është bërë me dije ditën e sotme në Parlament nga ministrja e Kulturës, Nadine Dorries.  Rregullatori i transmetimit në Britani, Ofcom, nuk e ka hequr licencën e transmetuesit, ndryshe nga Bashkimi Evropian, i cili të mërkurën ndaloi mediat RT dhe Sputnik në bllokun prej 27 vendesh.

“Putin nuk duhet të lejohet të shfrytëzojë median tonë të hapur dhe të lirë për të përhapur propagandë helmuese në shtëpitë britanike,” tha Dorries.

“Isha shumë e lumtur kur pashë dje se kanali tani është zyrtarisht jashtë transmetimit në televizorët britanikë”, shtoi ministrja.

Tashmë kanalet televizive të kontrolluara nga Rusia janë vënë nën kritika, ndërsa Perëndimi dhe aleatët e tij kërkojnë të godasin dezinfoirmimin rreth sulmeve ruse në Ukrainë.

Share This Article